Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LENNART JOHANSSON

Pionieri i Ligës së Kampionëve, ndërron jetë

Foto: uefa.com

Pionieri i Ligës së Kampionëve, ndërron jetë


5 June, 2019 @13:44

Në moshën 89 vjeçare ka ndërruar jetë Lennart Johansson, suedezi që ka qenë në krye të UEFAs për 17 vjet (1990-2007).

Gjatë “sundimit” të tij, futbolli ka pasur ndërrimet më të mëdha në histori në aspektin sportiv dhe komercial.

Ndërtesa e UEFAs u bart prej Bernit në Nyon, ndërsa gjatë viteve të 90’ta u themelua edhe Liga e Kampionëve, që ndërroi rrënjësisht vlerat e futbollit evropian.

Në fjalën e tij pasi që u bë kryetar nderi i UEFAs në vitin 2007, Johannson pat thënë:

“Loja mbetet e paparashikueshme. Ndonjëherë qan, ndonjëherë qesh. Janë shumë gjëra që e bëjnë këtë një lojë madhore, dhe jam shumë krenar që kam luajtur rol në përkrahjen e kësaj loje dhe suksesit të saj në Evropë.”

Në kujtim të tij, ndeshjet e radhës në Ligë të Kombeve, në kualifikime për EURO 2020 dhe U21 do të mbajnë nga një minutë heshtje para loje.


 
Të gjitha lajmet nga