Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - MILAN

Pjesa e parë: epërsi minimale e Milanit

Foto: G.P / TOPSPORTI

Pjesa e parë: epërsi minimale e Milanit


10 August, 2019 @21:33

Me rezultat 0-1 është mbyllur pjesa e parë e miqësores mes Feronikelit dhe Milanit, miqësore që po zhvillohet në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Një goditje me kokë e Andre Silvas në minutën e 18’ që përfundoi mbi portë ishte një nga rastet e para të Milanit për gol, derisa epërsia erdhi nga gjuajtja e lirë e saktë e Susos në minutën e 26’ të ndeshjes. Ishte Andre Silva ai që rrezikoi edhe një herë me një gjuajtje pak para fundit të pjesës së parë, por goditja e tij ishte e pasuksesshme.

Sa i përket Feronikelit, që kryesisht ishte duke u mbrojtur, ra në sy vetëm një goditje e plogësht e Mendurim Hotit në minutën e 39’ të ndeshjes, gjuajtje e cila përfundoi jashtë portës.

Raste tjera për t’u përmendur nuk pati dhe pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të rossonerëve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga