Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA 4-0 VILLARREAL

Pjesa e parë mjaftoi për Barçën e Koemanit

Foto: Barcelona/tw

Pjesa e parë mjaftoi për Barçën e Koemanit


27 September, 2020 @22:51

Barcelona ka nisur LaLigën nën drejtimin e kryetrajnerit të ri të skuadrës me fitore.

Një fillim i shpejtë i ndeshjes nga katalonasit ka bërë që ndeshja të kalojë krejtësisht qetë në pjesë të dytë të saj, derisa pas gjysmë ore lojë rezultati kishte arritur në 3-0 në të mirë të vendasve në Camp Nou, për të përfunduar pjesa e parë me 4-0, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Ansu Fati

Ansu Fati shënoi dy golat e para të Barcelonës, pas asistimeve nga Jordi Alba e Phil Coutinho, ndërsa Lionel Messi ngriti epërsinë në 3-0 nga penalltia, për të krosuar më pas brenda zonës, që çoi Pau Torresin në autogol për 4-0 përfundimtare.

Ousmane Dembele, Pedri, Miralem Pjanic dhe Trincao u futën në pjesë të dytë të ndeshjes, ku pos Dembelesë të tjerët debutuan për ekipin katalonas.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga