Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PP: PEJA-BASHKIMI

Pjesa e parë, Pejës

Foto: KBBashkimi/fb

Pjesa e parë, Pejës


22 October, 2020 @20:12

Ka përfunduar pjesa e parë e çerekfinales së fundit të Superkupës së Kosovës në basketboll, ku Peja ka marrë avantazh 5 pikësh ndaj Bashkimit për të shkuar paksa më qetë në pushim.

Verdhezinjtë kanë nisur më mirë çerekun e dytë dhe me një seri të mirë arritën të krijojnë epërsi 10 pikëshe, të cilën prizrenasit e zbutën deri në fund të 10 minutëshit të dytë të ndeshjes për përfundimtaren e 20 minutave të para lojë, 48-43 [27-22, 21-21].

Robert Cartwright me 17 pikë është lojtari më efikas te Peja, ndërsa Nikola Vukcevic i Bashkimit është më efikasi në ndeshje me 21 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga