Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS ÇEKIA - KOSOVA

Plani B!

TOPSPORTI / A.P

Plani B!


Shkruan: Luan MORINA

14 November, 2019 @22:54

Fillimi ishte i tmerrshëm!

Nuk ishim ata që jemi mësuar t’i jemi. Me ndryshime në pikat kyçe në ekip – pjesa e pasme e mesfushës dhe pika kryesore e sulmit. Por, këtu doli në pah Arijanet Muriç, i cili pati nja dy pritje jetike në këtë pjesë të ndeshjes.

Pas stuhisë, nisëm të çelim sytë pak, por prapë nuk ishim në më të mirën.

RAPORTI I NDESHJES

Dhe në pushim ndërmjet pjesëve Bernard bëri një zëvendësim që nuk dukej shumë me vend – dy mesfushor defensiv teknik. Funksionoi në një kundërsulm, por kaq ishte. Ritmi i lojës nisi të përshpejtohej, krahët e sulmit mbetnin shumë para, mesfushorët defensiv nuk ishin aq të mirë në mbulim dhe ndaljen e aksioneve. Humbja në fushë u përkthye në humbje në rezultat, dhe pa kaluar shumë kohë, vetëm ishim të mposhtur. Fatkeqësisht tani edhe të eliminuar.

Eliminimi, kur ishim kaq afër, dhemb! Dhemb sa s’ka më!

Por, më duhet ta mbrojë vendimin e Challandes për të shkuar në gjithçka në këtë ndeshje. Fitorja eventuale në Prishtinë, me sytë kah Bullgaria do të ishte dhe më i dhimbshëm. Fitorja në Çeki do të na mbante të përqendruar vetëm në Prishtinë, me punët në duart tona. Nuk ndodhi. Nuk ishte e shkruar. Edhe disa ëndrrave ju vjen fundi. Gati se rrallë e kurrë mund të vazhdojmë një ëndërr të bukur. Megjithatë, ka raste kur e di që është ëndërr, dhe e shtyn deri sa të mundesh para se të zgjohesh në tërësi.

GRUPET DREJT EURO2020

Ta quajmë një ëndërr të këtillë këtë. Një ëndërr që pushon për nja pesë muaj – deri në mars. Me një kthjellje nga kjo paraqitje e sotme, me këmbë e mendje në tokë, kundërshtarët në Ligën e Kombeve do të jenë mision i lehtë i për neve. I lehtë gjersa marrim secilën ndeshje seriozisht dhe respektojmë kundërshtarin maksimalisht edhe duke dhënë më të mirën në fushë.

Tashti është koha të shijojmë ndeshjen me Anglinë, të bëjmë një spektakël para syve të botës së futbollit, të cilët do të jenë të drejtuar kah Prishtina si asnjëherë më parë. Tashti i kthehemi planit origjinal, i cili falë kësaj ëndrre të mahnitshme na doli në Planin B!


 
Të gjitha lajmet nga