Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYMER BYTYQI

Plani është 3 pikë

Plani është 3 pikë


20 March, 2023 @22:39

Mesfushori i krahut, Zymer Bytyqi, ka qenë i qartë në deklaratën e dhënë pas stërvitjes së parë me Kosovën sot, derisa ishte dita e parë e grumbullimit të lojtarëve të reprezentacionit për ndeshjet e para të kampanjës kualifikuese drejt EURO 2024.

Bytyqi ka thënë se Kosova ka plan që të merr tri pikë në Izrael.

“Fillimisht jam i lumtur që sërish jemi bashkë në kombëtare. Pres që të kemi sukses dhe të mund të arrijmë në Evropian. Kemi një grup të mirë dhe besoj që nëse e japim maksimumin tonë mund ta arrijmë kualifikimin. Ndeshja me Izrealin do të jetë shumë e vështirë por edhe ne i kemi lojtarët e mirë dhe e kemi një plan që të shkojmë atje për t’i marrë tri pikë. Jam në formë të mirë e po ashtu edhe lojtarët e tjerë që janë këtu janë në formë të mirë dhe po kalojnë mirë në klubet e veta. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Pres përkrahjen nga tifozët tanë ‘Dardanët’, pasi ata na shtyjnë të japim maksimumin tonë për t’i marrë pikët maksimale”.— ka thënë Bytyqi që prej janarit të këtij viti u bë pjesë e kampionit të shumëfishtë të Greqisë, Olympiacos.

Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese Dardanët e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian