Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF: SUPERLIGA

Play Off-i në Superligë, orari dhe sistemi i ndeshjeve

BOROZANI

Play Off-i në Superligë, orari dhe sistemi i ndeshjeve


23 April, 2018 @20:12

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, janë caktuar datat për ndeshjet e para të serisë gjysmëfinale të Play Off-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi i parë i fazës Play Off zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 19:30 në kryeqytet, ku Prishtina lidere e pret Yllin e vendit të katërt, ndërsa dueli i dytë luhet të enjten me fillim nga ora 19:30 në Prizren, ku Bashkimi përballet ndaj Rahovecit.

SKEMA / PLAY OFF

Sipas rregullores, plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 2-2-1 dhe epërsinë e terrenit vendas e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt .

Më pas, në finale të Play Off-it takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Finalet zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje, ndërsa kampione shpallet skuadra që arrin 3 fitore brenda serisë.


 
Të gjitha lajmet nga