FULHAM 1-2 MANCHESTER UNITED
Pogba përsëri, për përmbysjen e shtatë të Unitedit dhe kreun
20 January, 2021 @23:12
Manchester United i është kthyer kreut të Premier Ligës duke e mposhtur Fulhamin sonte si mysafir 1-2 [Lookman 5 - Cavani 21, Pogba 65].
Me fitore, Manchester United ka dalë në krye të tabelës me 2 pikë më shumë sesa Manchester City, që para pak orësh arriti për herë të parë këtë sezon në maje të renditjes.
Pas pranimit të shpejtë të golit, United u kthye në lojë me golin e Edinson Cavanit, derisa në pjesë të dytë në skenë doli superylli i ekipit Paul Pogba për të përmbysur vendasit dhe për t’ia sjellë fitoren për lidership djajve të kuq.
Me këtë të sontmen, Manchester United për të shtatën herë këtë stinor jashtë shtëpisë në Premier Ligë ka pranuar gol i pari, dhe në të gjitha të shtatë ndeshjet ka arritur përmbysjen.