Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

POLONIA MERR BILETËN PËR "KATAR 2022"

Polonia kualifikohet, ndalë Suedinë nga Botërori

Polonia kualifikohet, ndalë Suedinë nga Botërori


29 March, 2022 @23:04

Polonia ka fituar finalen e PlayOffit ndaj Suedisë 2-0 [Lewa 49p., Zielinski 72] për të marrë biletën për Botërorin e Katarit 2022, që do të jetë kualifikimi i dytë radhazi për ta në Botëror.

Pas pjesës së parë pa gola, në pjesë të dytë Robert Lewandowski ka shënuar nga penalltia për epërsi, ndërsa më vonë Piotr Zielinski ka vulosur “biletat” e ekipit të tij në Katar.

Zlatan Ibrahimovic hyri në 10-minutat e fundit të lojës, por pa arritur të bëj dallimin karshi një Polonie të sigurt në mbrojtje, që arriti finalen e PlayOffit pa lojë, pasi që ata kundërshtarë kishin Rusinë, që u eliminua nga garat për shkak të luftës me Ukrainën.

Kujtojmë, Polonia kishte përfunduar e dyta në grupin kualifikues ku bënte pjesë Shqipëria, ndërsa Suedia ishte e dyta në grupin kualifikues ku garonte Kosova - në rrugë për Botëror.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Botërori