Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AGRON KOLAJ KALON TE PRISHTINA

Portieri i shpresave, bëhet i Prishtinës

Portieri i shpresave, bëhet i Prishtinës


11 January, 2023 @15:24

Portieri Agron Kolaj, që ndërroi disa skuadra deri në moshën 21-vjeçare është bërë lojtari i ri i Prishtinës, ka bërë të ditur klubi bardhekaltër nga kryeqyteti sot.

Kolaj që më parë ka mbrojtur për Gjakovën, Dukagjinin e Gjakovës, Besën dhe Llapin, është bërë anëtar i ri i kryeqytetasve. Ai gjithashtu është porter i Kosovës U-21, ndërsa ka qenë pjesë edhe e grupmoshave U-19.

“Jam shumë i lumtur që bëra pjesë Prishtinës. Vendimi për t’iu bashkuar këtij ekipi ishte shumë i lehtë duke marr parasysh faktin së është njëra ndër klubet më të mëdha në Kosovë dhe rajon gjithashtu. Prishtina e ka bërë një projekt shumë të mirë, të cilit i besoj fuqishëm,” ka thënë Kolaj me rastin e prezantimit të tij te Prishtina.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga