Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A: LIRIA 1-1 DUKAGJINI

Portieri shpëton, portieri gabon, Dukagjini humb 3 pikët në Prizren

Pamje nga arkivi

Portieri shpëton, portieri gabon, Dukagjini humb 3 pikët në Prizren


22 October, 2020 @15:41

Përballje interesante u zhvillua dje në Përparim Thaqi të Prizrenit, ku Liria ishte nikoqire e Dukagjinit të Klinës.

Një penallti e mbrojtur e portierit të Dukagjinit, të cilën e shutoi Robert Gjeraj dhe disa raste tjera të pashfrytëzuara në pjesë të parë karakterizuan 45 minutëshin e parë të ndeshjes.

Në pjesë të dytë zëvendësimi i Armend Dallkut doli i suksesshëm. Trajneri i ri i Dukagjinit futi në lojë Abu Kamaranë që shënoi për epërsinë befasuese të klinasve në këtë ndeshje pas një topi jo mirë të kontrolluar nga mbrojtja.

TABELA AKTUALE

Deri në fund Liria tentoi por nuk arriti të bëj më shumë sesa një barazim. Dhe ky gol, erdhi pas gabimit të portierit të Dukagjinit, Altik Muhaxhiri, që priti shumë deri në ardhjen e futbollistit të Lirisë, që shënoi nga afërsia.

Ankesat e lojtarëve të Dukagjinit për faull në këtë rast, nuk pinë ujë te referi i ndeshjes dhe kështu, dueli përfundoi me barazim 1-1 [Egzon Krasniqi 85 - Abu Kamara 60].

Liria dhe Dukagjini kanë pikë të njëjta në klasifikim, nga 8, pasi që kanë edhe bilans të njëjtë krejtësisht deri tani, nga 2 fitore, 2 humbje e 2 barazime.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë