Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY 6-0 NOTTINGHAM FOREST

Predatori Haaland me dy rekorde dhe përsëri hat-trick!

Fotot: ManchesterCity/fb

Predatori Haaland me dy rekorde dhe përsëri hat-trick!


31 August, 2022 @23:53

Erling Haaland ka shënuar hat-trickun e dytë në të dytën ndeshje me radhë, derisa Manchester City ka deklasuar Nottingham Forestin e rikthyer në Premier Ligë.

Pas hat-trickut 19-minutësh ndaj Crystal Palace-it në fundjavë, Haaland kësaj radhe kreu hat-trickun për 26 minuta.

Manchester City

Dy rekorde nga Erling Haaland

Dhe me këtë, ai arriti të shënojë dy rekorde të reja në Premier Ligë. E para, ai shënoi më së shumti gola në pesë paraqitjet e para të një lojtari në Premier Ligë, 9. Deri tash këtë rekord e mbanin Mick Quinn i Coventry Cityt dhe Sergio Aguero i Manchester Cityt.
E dyta, Haaland theu rekordin për më së paku ndeshje të zhvilluara në Premier Ligë (5) për të shënuar dy herë hat-trick. Deri tash, këtë rekord e mbante Demba Ba, që kishte shënuar dy herë hat-trick, brenda 21 ndeshjeve të para të tij në Premier Ligë.

Shënon edhe ardhja tjetër verore

Në debutim të plotë në Premier Ligë, gjithashtu u shqua edhe argjentinasi Julian Alvarez, që shënoi dy herë, derisa Manchester City mbylli ndeshjen ndaj Nottingham Forestit të pa gjasa sonte, 6-0 [Haaland 12, 23, 38, Cancelo 50, Alvarez 65, 87].


 
Të gjitha lajmet nga Premier League