JIMMER FREDETTE
Prej Kinës te Panathinaikos
15 July, 2019 @12:28
Skuadra greke, Panathinaikos ka arritur marrëveshje dy vjeçare me amerikanin, Jimmer Fredette.
Jimmer tre sezonet e fundit i ka kaluar te skuadra kineze Shanghai Sharks, derisa në sezonën 2016/17 u shpall MVP i CBA duke pasur një mesatare prej 37.6 pikëve për lojë.
Ky do të jetë sezoni i tij i parë në Evropë pas aventurave në NBA dhe CBA.