Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA XHIRO XIII

Prishtina barazon, Prizreni në fund të tabelës

Prishtina barazon, Prizreni në fund të tabelës


13 December, 2020 @23:42

Kur ka mbetur edhe një ndeshje për të përfunduar xhiroja e XIII e Superligës në hendboll (Besa - Llapi, 14.12.2020) skuadra e Prishtinës sot barazoi ndaj Zhegrës, për të bërë edhe një hap pas në ndjekjen e kampionëve nga Peja.

Zhegra ka ndalë Prishtinën me barazim 27-27 [12-12] për të marrë një pikë të vlefshme dhe për të qëndruar në mesin e tabelës.

Në anën tjetër, Drenica ka befasuar Trepçën si mysafire, duke e mposhtur 26-28 [14-14] ku Kastrati shënoi 9 gola për mysafirët në fitore.

Në ndeshjet tjera të xhiros u arritën këto rezultate: Vëllaznimi 31-29 Kastrioti dhe Vushtrria 28-22 Prizreni.

Me humbje, Prizreni tashmë mbetet i fundit në tabelë.

handball

Zhegra – Prishtina 27:27 (12:12)

Zhegra: Kurexhaj, Ibrahimi, L. Haziri, F. Isufi, Ag. Isufi 1, Ad. Isufi 6, Aliu 6, E. Isufi, Murseli, Shaqiri 5, Haziri 9, Agushi

Prishtina: Bajqinovci 4, Agushi, Kuleta, Quni, Visoka 1, Ramadani, Gjuka 3, Shabani 4, Abazi 2, Syla 3, Ademi, Beqiraj, Beshiri 10.

-

Trepça – Drenica 26:28 (14:14)

Trepça: Buqinca, Terziqi, R. Shabani 3, K. Terziqi, Abrashi, Klinaku 9, Abazgjiku 1, Fejzullahu, Maxhera 7, A. Shabani 5, Sejdijaj, Parduzi, Voca, Cimili 1

Drenica: Muqolli, Lladrovci, Geci, Dubovci 2, Mehmeti 3, Binaku 3, Zariqi, Baliu 5,Batatina 1, Hamza 4, Sahiti 1, Kastrati 9.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga