Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SADAM SULLEY

Prishtina bëhet me qendërsulmues nga Gana

Prishtina bëhet me qendërsulmues nga Gana


23 January, 2022 @9:59

Dje Prishtina ka zyrtarizuar edhe përforcimin e radhës në afatin kalimtar të janarit, ndërsa emri i ri që ka ardhur në klub është Sadam Sulley nga Gana.

Sulley është qendërsulmes me gjatësi 190 centimetërshe, ndërsa vlera e tij në Transfermarkt është 100 mijë euro.

Sadam Sulley

Përndryshe, Sulley 25-vjeç para Prishtinës ka qenë pjesë e ekipit nga Omani, Dhofar, ndërsa këtë stinor e kishte nisur te Ried, në Austri ku s’tregoi sukses.

Sadam Sulley ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me Prishtinën, ndërsa është shprehur të jetë i lumtur me arritjen e marrëveshjes.

Sadam Sulley

“Jam shumë i lumtur me mikpritjen që kam marrë nga klubi që në ditën e parë që erdha. Menaxhmenti, stafi i trajnerëve dhe futbollistët, të gjithë u munduan dhe ende më ndihmojnë mua në të gjitha mënyrat që të përshtatem me klubin dhe vendin,” ka thënë ganezi.

Ndërkaq Prishtina i ka uruar mirë se ardhje në klub atij, pas zyrtarizimeve të Bujar Pllana, Agim Zeka dhe Drilon Cenaj.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga