Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: KBF PRISHTINA - KBF PENZA

Prishtina fiton derbin ndaj Penzës

Pamje nga arkivi

Prishtina fiton derbin ndaj Penzës


2 December, 2020 @19:10

Skuadra e Prishtinës ka arritur të mposht Penzën në ndeshjen e shtyrë të xhiros së katërt të Ligës së Femrave që u zhvillua sot.

Bardhekaltërat kanë arritur t’i mposhtin verdhezezat me 15 pikë dallim, 66-49 [16-9, 23-18, 10-17 dhe 17-5].

Enxhi Xhanaj ka qenë më e mira e ndeshjes te ekipi i Fidan Shatrit. Ajo ka luajtur me 18 pikë, 12 kërcime e 2 asistime në fitoren e skuadrës, ndërsa me pikë dyshifrore ndeshjen përfunduan edhe Besjana Martinaj e Diellza Dekaj. Martinaj shënoi 15, ndërsa Dekaj 10 pikë.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër te Penza e drejtuar nga Hekuran Husaj performanca e Valbona Bytyqit nuk ka mjaftuar për të përmirësuar bilansin shqiponjat. Bytyqi luajti me 23 pikë, 12 kërcime e 4 asistime për skuadrën e saj.

E pos saj pikë dyshifrore në ndeshje ka shënuar vetëm edhe Tringa Ukaj, që kreu ndeshjen me 10 pikë.

Me këtë fitore, Prishtina tash përmirëson bilansin në 4-3, ndërsa Penza bëhet me bilans negativ 3-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave