Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - PRIZRENI

Prishtina këndellet në pjesën e dytë, mposht Prizrenin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prishtina këndellet në pjesën e dytë, mposht Prizrenin


15 January, 2020 @21:02

Prishtina e cila ishte në disavantazh gjatë pjesës së parë të ndeshjes ndaj Prizrenit, me lojë të mirë në pjesën e dytë e mposhti Prizrenin me rezultat 91-76.

Skuadra e Prizrenit në çerekun e tretë e lëshoi epërsinë e krijuar në 20 minutëshin e parë, deri në çerekun e fundit u dorëzuat totalisht dhe pësuan me 15 pikë diferencë.

Jordan Johnson shkëlqeu te Prishtina me double-double prej 23 pikëve e 11 asistimeve. Lojë të mirë treguan edhe Mikaile Tmusic me 21 pikë e 9 kërcime dhe Fahro Alihodzic me double-double prej 16 pikëve e 11 kërcimeve.

Te Prizreni me double-double luajti Urim Zenelaj (20 pikë e 13 kërcime), derisa u ndihmua edhe nga Andre Walford me 19 pikë dhe Ty Nichols me 15 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Prishtina me 14 fitore e 4 humbje gjendet në krye të tabelës, derisa Prizreni aktualisht është në pozitën e katërt me 10 fitore e 8 humbje.

Në xhiron tjetër Prishtina do të përballet në derbin me Pejën, kurse Prizreni me Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga