Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRCAKTOHEN GRUPET NË ENBL

Prishtina mëson grupin dhe rivalët e parë në ENBL

Foto: KBPrishtina/fb

Prishtina mëson grupin dhe rivalët e parë në ENBL


8 November, 2022 @12:08

Rekord-kampionia e Kosovës në basketboll, KB Prishtina, ka mësuar ditë më parë grupin e saj dhe rivalët gruporë me të cilët do të ndeshet në kuadër të ENBL ligës së basketbollit, ku marrin pjesë skuadrat evropiane kryesisht Veri-Lindore.

Kështu, KB Prishtina është shortuar të jetë pjesë e Grupit A në ENBL, ku do të garojnë shtatë skuadra, ndërsa katër të parat kalojnë në fazën e PlayOffit të garës.

Grupi i Prishtinës do të përmbajë shtatë skuadra pasi që skuadra serbe Dunav është tërhequr nga garat, të cilën njoftimi i ligës ENBL e ka quajtur “për arsye të brendshme politike”.

Në Grupin B të ENBL-së bëjnë pjesë tetë skuadra, prej nga gjithashtu katër skuadra do të shkojnë tutje për fazën PlayOff.

Kujtojmë, kjo ligë ka dy vjet që është themeluar, ndërsa Prishtina do të debutojë aty këtë stinor.

 



GRUPET NË ENBL 2022/23:

GRUPI A:

Budivelnyk Kyiv (Ukraine), Kalev/Cramo (Estonia), Prishtina Sigal (Kosovo), Start Lublin (Poland), Šiauliai (Lithuania), TalTech Optibet (Estonia), Zastal Zielona Gora (Poland).
GRUPI B: Basket Brno (Czechia), BM Stal Ostroë (Poland), Ironi Ness Ziona (Israel), King Szczecin (Poland), Tartu Ulikool (Estonia), Trefl Sopot (Poland), Valmiera Glass (Latvia), Wolves Vilnius (Lithuania).

 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga