Të gjitha lajmet

PRISHTINA - LLAPI

Prishtina mposht Llapin, vazhdon ndjekjen e kreut

Prishtina mposht Llapin, vazhdon ndjekjen e kreut

29 April, 2018 @18:02

Prishtina
Llapi
Prishtina 3 : 2 Llapi
Ahmed JANUZI 1' 32', Arbër HOXHA 21' Mentor ZHDRELLA 6', Altin MERLAKU 88'

Stadiumi "Shahin Haxhiislami", Pejë

Një fitore shumë të madhe e ka shënuar sot Prishtina ndaj Llapit, fitore e cila bën që kjo skuadër të mbetet akoma në luftë për titullin kampion.

Përkundër rëndësisë së madhe, ky takim u përcoll nga më pak se 100 të pranishëm, mirëpo kjo nuk ndikoi në rrjedhën e lojës, e cila ishte fantastike.

Ndeshja filloi furishëm nga të dyja palët. Ahmed Januzi i vendasve shënoi me kokë për 1-0 që në minutën e parë, ndërsa mysafirët reguan shpejt, me Mentor Zhdrellën që realizoi për 1-1, për të dhënë shenja të hershme që na priste një lojë e mirë.

15 minuta pas barazimit të llapjanëve, Arbër Hoxha e riktheu përsëri Prishtinën në epërsi, epërsi e cila u rrit përsëri nga Ahmed Januzi, autori i golit të parë, i cili shënoi për 3-1 në minutën e 32’, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Në pjesën e dytë, llapjanët e ngushtuan epërsinë përmes Altin Merlakut 2 minuta para fundit të kohës së rregullt, mirëpo për ndonjë befasi eventuale ishte vonë dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Prishtinës.

Përkundër fitores, Prishtina mbetet edhe më tutje 3 pikë larg Dritës lidere, kurse Llapi momentalisht gjendet në vendin e katërt.



JAVA XXVII

Punë e vështirë për liderët e Ligës së Parë

29 April, 2018 @9:51

Përveç ndeshjeve të Superligës, sot futbolli kosovar sjell edhe ndeshje nga Liga e Parë. Ballkani, lideri aktual i Ligës së…

JAVA XXIX

Drita ruajtjen, Prishtina ndjekjen

BOROZANI / E.D

29 April, 2018 @9:42

Pas dy ndeshjeve të luajtura dje, të cilat dhuruan plot 13 gola, sot zhvillohen katër ndeshjet e tjera të xhiros…

INTER - JUVENTUS

Dy përmbysje dhe një fitore e Juventusit në ‘Derby d’Italia’

28 April, 2018 @23:24

Një nga ndeshjet më dramatike të sezonit në Serie A u zhvillua sonte në ‘Stadio Giuseppe Meazza’. Interi dhe Juventusi,…

LIRIA - GJILANI

5 gola, përjashtim e penallti e shpërdoruar, Liria fiton

BOROZANI / A.P

28 April, 2018 @17:59

Pas 90 minutave me 5 gola të shënuara, 1 penallti të shpërdoruar, 1 lojtar të përjashtuar e me plot raste…

DRENICA - VLLAZNIA

Goleadë në Skenderaj, Drenica ngjitet

28 April, 2018 @17:52

Duke zhvilluar një nga paraqitjet më të mira të sezonit, Drenica sot ka shënuar fitore të thellë ndaj Vllaznisë së…

BAYERN - FRANKFURT

Meritan Shabani startues në fitoren e Bayernit

28 April, 2018 @17:19

Të koncentruar në ndeshjen kthyese ndaj Realit në Champions, ndeshje e cila zhvillohet të martën e ardhshme, Bayerni sot u…

GJILANI

Gjilani shkëput bashkëpunimin me sulmuesin nga Shqipëria

Foto: SC Gjilani

15 December, 2018 @18:06

Përmes një njoftimi në faqen e Facebookut, klubi i Gjilanit ka njoftuar për shkëputjen e kontratës me sulmuesin Brundil Pepa.…

PORTIERI I LLAPIT

Bledar Hajdini zyrtarisht te Ballkani

Foto: KFBallkani/fb

14 December, 2018 @15:15

Portieri i deritashëm i Llapit të Podujevës, Bledar Hajdini, është huazuar te Ballkani i Suharekës deri në fund të këtij…

PA 2 TË HUAJ

Gjilani ndahet me dy të huaj

13 December, 2018 @12:49

Skuadra e Gjilanit, që drejtohet nga Sadat Pajaziti, me të përfunduar stinori vjeshtor i kampionatit ka bërë të ditur që…

HIDHET SHORTI

Kuptohen çiftet çerekfinale të Kupës

TOPSPORTI/ Arkiv

11 December, 2018 @13:04

Pas shortit të tërhequr sot në zyret e FFK-së, janë bërë të ditura çiftet që do të përballen në çerekfinale…

TREPÇA 89 - FLAMURTARI

Vazhdimet përcaktojnë çerekfinalistin

9 December, 2018 @16:00

Janë dashur 120 minuta lojë në Mitrovicë, ashtu që Trepça’89 të sigurojë çerekfinalen në përballje ndaj Flamurtarit luftarak. Mitrovicasit,…

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga