Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE

Prishtina në Europa League, kundërshtarët e mundshëm

Prishtina në Europa League, kundërshtarët e mundshëm


25 May, 2019 @13:49

Pas triumfit të Feronikelit në Kupë të Kosovës, Kosovën në Europa League edicionin që vjen do ta përfaqësojë Prishtina, skuadra nënkampione e Kosovës.

Sikur herën e kaluar, Prishtina e fillon garën nga raundi paraeliminator, raund për të cilin shorti do të mbahet më 11 qershor, derisa ndeshjet e këtij raundi do të luhen më pas në datat 27 qershor dhe 4 korrik.

Sipas koeficientëve, nga skuadrat e raundit paraeliminator më së larti rangohet Cliftonville nga Irlanda e Veriut me 2.5, i ndjekur nga Europa nga Gjibraltari me 2.0, më pas janë dy skuadrat e Ishujve Faroe, NSI Runavik (1.75) dhe KI Klaksvik (1.25), aq sa kanë edhe Prishtina nga Kosova e Sant Julia nga Andorra (1.25), derisa listën e përmbyll Jeunesse Esch i Luskemburgut me 1.0.

Skuadrat e lartpërmendura (nëse nuk ndryshon asgjë deri në fund), llogariten skuadra “bartëse”, gjë që nënkupton se në fazën e shortit skuadrat e lartpërmendura do të ndeshen me skuadra që kanë koeficient më të ulët.

E në listën e skuadrave me koeficient më të ulët, njëra prej të cilave me shumë gjasë do të jetë kundërshtari i Prishtinës në raundin paraeliminator, bëjnë pjesë:

- Tre Fiori (San Marino)
- Tre Penne (San Marino) (nëse nuk e fiton titullin përballë La Fiorita)
- Barry Town United (Uells)
- Cardiff Metropolitan University (Uells)
- Ballymena United (Irlandë e Veriut)
- Gibraltar United ose St Josephs (Gjibraltar)
- Engordany ose Inter Club Escaldes (Andorrë)


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga