Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - FERONIKELI

Prishtina në sekondat e fundit shpëton nga befasia

Prishtina në sekondat e fundit shpëton nga befasia


30 January, 2020 @21:05

Kampionia e Superligës së Kosovës në basketboll, Prishtina, ishte shumë afër të befasohej nga Feronikeli.

Nikli hyri në sekondat e fundit në epërsi ndaj Prishtinës, derisa shpëtimtarët e Prishtinës ishin Fahro Alihodzic dhe Jordan Johnson. Dyshja në fjalë u tregua vendimtare me shënime në sekondat e fundit nga gjuajtja e lirë dhe kështu ia siguroi fitoren Prishtinës, e cila në fund triumfoi me rezultat 86-82.

Më i dalluari për Prishtina ishte Fahro Alihodzic me 25 pikë e 16 kërcime, derisa u ndihmua ehde nga Mikaile Tmusic me 22 pikë dhe Jordan Johnson me 13 pikë të tjera.

Te Nikli u veçuan Dayon Griffin me 25 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, Kareem Storey me 19 pikë dhe Tavarion Nix me 16 pikë e 13 kërcime.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e 15 e sezonës për Prishtinës krahas 5 humbjeve që i ka dhe gjendet në pozitën e dytë, kurse Nikli me 5 fitore e 16 humbje gjendet në zonën e Play-Outit.

Në xhiron tjetër Prishtina përballet me Lipjanin, derisa Feronikeli pushon.


 
Të gjitha lajmet nga