Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYEQYTET

Prishtina nis zyrtarisht epokën Munishi

Fotot: fcprishtina/fb

Prishtina nis zyrtarisht epokën Munishi


5 July, 2022 @15:55

Skuadra e Prishtinës ka kryer stërvitjet e para nën drejtimin e trajnerit të ri të skuadrës, Ismet Munishi.

“Faza e parë e përgatitjeve po kryhet në kryeqytet derisa po shfrytëzohet për stërvitje tartani i stadiumit “Fadil Vokrri” si dhe kompleksi i klubit në Bërnicë,” ka bërë të ditur FC Prishtina në njoftim.

Ekipi po bën përgatitje dy herë në ditë. Ndërsa nuk është shënuar asnjë lëndim, gjithnjë sipas raportit të lëshuar nga klubi bardhekaltër, rekord-kampion i Kosovës.

“Munishi me ndihmësit e tij, Debatik Curri, Armend Simnica dhe trajnerin e portierëve, Ahmet Beselica i kanë inkuadruar në ekipin e parë edhe disa lojtarë nga skuadra e juniorëve, të cilët po tregojnë vullnet për punë dhe përkushtim maksimal,” ka njoftuar klubi.

Prishtina këtë vit feston 100-vjetorin e klubit. Ndërsa në njoftim është bërë e ditur se nuk kanë përfunduar gjithçka sa i përket përforcimeve në skuadër.

“Endrit Baholli, Mërgim Pefqeli, Besir Ramadani, Ramiz Bytyqi, Marclei Santos, Egzon Bislimi, Gentrit Dumani, Muhamed Useini, Butrint Bulliqi dhe Ardi Ajdini janë lojtarët që deri më tash i janë bashkuar edhe zyrtarisht “bardhekaltërve”, mirëpo kryesia e klubit nuk e ka mbyllur “kuletën” me ç‘rast në ditët në vijim do të prezantohen edhe ardhje të reja në ekip.”


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga