Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: PRISHTINA - PRIZRENI

Prishtina pa problem ndaj Prizrenit

Prishtina pa problem ndaj Prizrenit


6 December, 2020 @0:57

Ndjekësi i parë i liderit të Superligës, Prishtina, ka arritur të shënojë fitore të lehtë ndaj Prizrenit në përballjen e xhiros XI ku u takuan këto dy skuadra.

Kryeqytetasit kanë shënuar fitore me rezultat të thellë 46-25 [23-11] duke kaluar kështu në kuotën e 20 pikëve, 2 më pak se liderja Besa.

Bardhekaltërit kanë dominuar që nga fillimi i ndeshjes dhe nuk e kanë pasur fare problem që të arrijnë te fitorja. Oltion Beshiri u dallua më së shumti te vendasit, duke shënuar 12 gola në fitoren e ekipit.

Me këtë fitore Prishtina do të motivohet më shumë për ndeshjet tjera të radhës në elitë, derisa Prizreni do të duhet të kërkojë pikë diku tjetër, pasi që është në zonën e rrezikshme të tabelës.

MATCH INFO:

Prishtina – Prizreni 46:25 (23:11)

Prishtina: Beshiri 12, Sula 4, Bajqinovci 9, Abazi, Shabani 9, Gjuka 3, Ramadani 4, Ademi, Visoka 1, Quni 1, Kuleta 1, Qela 1, Agushi 1, Beqiraj.

Prizreni: Etemi, Thaqi, Krasniqi, Haxhimusa 8, Skenderi, Gashi 2, Ahmeti 1, Salihu 7, Ibrahimi 4, Ferati 3, Buqaj.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga