Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Ç3: PRISHTINA - PEJA

Prishtina rikthehet, çereku i fundit vendimtar!

Prishtina rikthehet, çereku i fundit vendimtar!


11 September, 2022 @18:41

Pas epërsisë 10 pikëshe të krijuar të Pejës në fund të çerekut të dytë, me të cilën epërsi edhe shkuan në pushim ata, Prishtina është rikthyer në çerek të tretë të ndeshjes, për të rimarrë epërsinë.

Kështu, me 22-9 Prishtina ka qenë dukshëm më e mirë se Peja në 10-minutëshin e tretë të ndeshjes, për të bërë rezultatin e përgjithshëm, 52-49 në të mirë të tyre.

Më efikasi te Prishtina është Dardan Berisha me 15 pikë, ndërsa te Peja po dallohet Rodney Purvis me 10 të shënuara.

Çereku i fundit, pritet të jetë vendimtar pas rezultatit të ngushtë, ndërsa raporti i ndeshjes vjen pas përfundimit të saj.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga