PRISHTINA - LIPJANI
Prishtina si në stërvitje, e 4-ta rresht
4 December, 2019 @21:55
Siç është pritur ashtu edhe ndodhi.
Prishtina me lehtësi e mposhti skuadrën më të dobët të Superligës në këtë sezon Lipjanin me rezultat 141-75.
Nga minuta e parë e deri në fund, kontrolli ishte totalisht te kampionia e Superligës së Kosovës, Prishtina.
Divine Myles ishte dy asistime larg shifrave magjike triple-double. Ai luajti me 26 pikë, 11 kërcime e 8 asistime, derisa ndihmë mori edhe nga Fisnik Rugova me 24 pikë, Fahro Alihodzic me 18 pikë e 19 kërcime, Meriton Ismaili me 18 pikë Mërgim Jakupi me 15 pikë dhe me nga 12 pikë, Mikaile Tmusic e Jonathan Wade.
Te Lipjani u dalluan Devaughn Jenkins me double-double prej 25 pikëve e 14 kërcimeve, Demarkus Stuckey Jr me 20 pikë dhe Fazli Vitia me 15 pikë të tjera.
Prishtina me një ndeshje më pak gjendet në pozitën e katërt me 9 fitore e 3 humbje, derisa Lipjani është ende pa fitore në 14 ndeshjet e zhvilluara.
Në xhiron 16, Prishtina takohet me Trepçën, kurse Lipjani me Feronikelin.