Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Prishtina tregon arsyen pse mungoi Berisha sonte

Prishtina tregon arsyen pse mungoi Berisha sonte


15 October, 2022 @22:06

Basketbollisti i Prishtinës, Dardan Berisha, mungoi sonte në përballjen që ekipi i tij e fitoi ndaj Rahovecit në Mizahir Isma.

Ndërsa klubi bardhekaltër para pak castesh bëri të ditur arsyen e mungesës së tij përmes një njoftimi të lëshuar në llogaritë e rrjeteve sociale të ekipit.

Sipas njoftimit të Prishtinës, Dardan Berisha, ka qenë i ftohur dhe për këtë arsye nuk ka mundur të jetë pjesë ekipit në përballjen e sontme.

Gjithashtu, ekipi ka bërë të ditur se Dardani do të jetë i gatshëm për përballjen e radhës të Prishtinës.

“Sot në ndeshjen e xhiros VI të Prince Caffe Superligës së Kosovës ndaj KB Rahoveci, kapiteni Dardan Berisha nuk arriti të ishte bashkë me skuadrën për shkaqe shëndetësore (ftohje). Kapiteni pritet të kthehet në ndeshjet e radhës,” ka shkruar njoftimi i KB Prishtinës.

Prishtina mposhti sonte Rahovecin 82-88 ndërsa bilancin në Superligë pas gjashtë xhirosh e ka 4-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga