Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - TREPÇA

Prishtina tregon fuqinë në pjesë të dytë, mposht Trepçën

Prishtina tregon fuqinë në pjesë të dytë, mposht Trepçën


7 February, 2020 @20:55

Kampionia aktuale e Superligë së Kosovës, Prishtina, e mposhti Trepçën me rezultat 71-54.

Prishtina me mbrojtje të mirë, sidomos në çerekun e tretë të ndeshjes, duke pësuar vetëm 7 pikë, e bëri dallimin dhe me lehtësi e mposhti skuadrën mitrovicase në derbin e xhiros së 25.

Anthony Goods ishte koshashënuesi më i mirë te Prishtina me 14 pikë, derisa u dalluan edhe Jordan Johnson me 13 pikë e 9 asistime dhe Mikaile Tmusic me 12 pikë e 6 kërcime.

Te Trepça u veçuan Alanta Fenner me 17 pikë e 8 kërcime, Besnik Azemi me 16 pikë e 7 kërcime dhe Dj Hanes me 12 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Prishtina me këtë fitore përkohësisht është ngritur në pozitën e parë me 17 fitore e 5 humbje, derisa Trepça ka bilanc prej 5 fitoreve e 17 humbjeve.

Në xhiron tjetër Prishtina udhëton në Prizren për t’u përballur me Bashkimin, kurse Trepça me Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga