I HUAJI I RADHËS TE KAMPIONIA
Prishtina zyrtarizon Jonathan Janssenin
28 August, 2019 @14:15
Kampionia e Kosovës në basketboll, Prishtina, para pak çastesh ka zyrtarizuar përforcimin e radhës të huaj për stinorin e ri 2019/20.
Ai është Jonathan Janssen që vjen nga ekipi i Canterbury Rams të Zelandës së Re.
Janssen në sezonin e fundit ka pasur mesatare prej 6.3 pikëve për ndeshje dhe 4.3 kërcimeve për ndeshje aty në 19 ndeshje sa u paraqit për ekipin në fjalë.
Australiani është 205 centimetra i gjatë dhe luan nën kosh në pozitat e alo-qendrës dhe qendrës. I lindur në Pretoria të Afrikës Jugore, Jansen është 24 vjeç.