LIPJANI - PRIZRENI
Prizreni barazon bilancin, Canada me triple-double
9 October, 2019 @20:50
Pas dy humbjeve në dy xhirot e para, Prizreni e barazoi sonte bilancin duke e regjistruar fitoren e dytë rresht.
Skuadra e trajnerit Arbnor Rifati e mposhti Lipjanin me rezultat 101-121.
Pas çerekut të parë që përfundoi me rezutat të barabartë 29-29, Prizreni nga çereku i dytë e deri në fund nuk e lëshoi kontrollin e ndeshjes.
Tre lojtarë te skuadra prizrenase luajtën me mbi 20 pikë. Si zakonisht në ndeshjet e fundit, edhe sonte më i dalluari ishte Malcolm Canada. Ai shkëlqeu me triple-double prej 27 pikëve, 13 asistimeve e 11 kërcimeve.
Përveç Canadasë, u dalluan edhe Urim Zenelaj me 25 pikë e 12 kërcime dhe i rikthyeri nga lëndimi Elliott Cole me 21 pikë të tjera. Me double-double luajti edhe Qëndrim Ajazaj (17 pikë, 11 kërcime).
Te Lipjani Demarkus Stuckey Jr shpërtheu me 41 pikë, por u shfrytëzuan vetëm për statistika personale.
Prizreni tani ka bilanc prej 2 fitoreve e 2 humbje dhe aktualisht gjendet në pozitën e dytë, kurse Lipjani pas 4 xhirove nuk ka asnjë fitore deri më tani.
Në xhiron tjetër Prizreni pret Trepçën, kurse Lipjani luan me Pejën.