Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - FERONIKELI

Prizreni me lehtësi e mposht Feronikelin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prizreni me lehtësi e mposht Feronikelin


19 January, 2020 @20:44

Siç është pritur ashtu edhe ndodhi.

Prizreni e mposhti me lehtësi Feronikelin me rezultat 96-83, në ndeshjen e fundit të xhiros së 21 në Superligë.

Ndeshja kaloi lehtë për Prizrenin, derisa Feronikeli në këtë ndeshje luajti me vetëm 8 lojtarë.

Ty Nichols ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra prizrenase me 24 pikë, derisa luajti edhe me 7 asistime e 6 kërcime. Te Prizreni gjithashtu u dalluan edhe Dariel Franklin me 22 pikë, Urim Zenelaj me double-double prej 16 pikëve e 16 kërcimeve dhe Andre Wolford me 16 pikë të tjera.

Te Nikli u dalluan Kareem Storey me 22 pikë e 5 asistime, Fisnik Juniku me 20 pikë e 6 kërcime, Ergin Grosha me 16 pikë e 9 kërcime dhe Rinor Ahmeti me 11 pikë.

TABELA AKTUALE

Prizreni me këtë fitore ngritet në pozitën e katërt me 11 fitore e 8 humbje, kurse Feronikeli me 5 fitore e 14 humbje gjendet në pozitën e shtatë.

Në xhiron tjetër Prizreni përballet me Lipjanin, derisa Feronikeli me Pejën.


 
Të gjitha lajmet nga