Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - YLLI

Prizreni në krye të tabelës, përkohësisht

Prizreni në krye të tabelës, përkohësisht


26 October, 2019 @19:57

Skuadra e Prizrenit, duke e mposhtur Yllin me rezultat 78-73, është vendosur në krye të tabelës.

Prizreni e nisi ndeshjen më mirë e sasa Ylli, por skuadra nga Suhareka, në çerekun e fundit të ndeshjes e barazoi rezultatin në 69-69, derisa më të kujdeshëm ishin lojtarët e Prizrenit në mbrojtje dhe në sulm dhe kështu arritën ta mposhtin kundërshtarin.

Malcolm Canada ishte më i miri te Prizreni me 25 pikë, 6 asistime e 4 kërcime, kurse u ndihmua edhe nga AJ Sanders me 18 pikë dhe Elliott Cole me 16 pikë të tjera.

Te Ylli më i dalluari ishte Altin Morina me 16 pikë, 7 kërcime, 7 asistime e 3 topa të rrëmbyer, por nuk mjaftoi performanca e tij për fitore.

TABELA AKTUALE

Prizreni me një ndeshje më shumë aktualisht u vendos në krye të tabelës me 4 fitore e 3 humbje, kurse Ylli gjendet në pozitën e dytë me 4 fitore e 2 humbje.

Në xhiron tjetër Prizreni takohet me Rahovecin, kurse Ylli me Pejën.


 
Të gjitha lajmet nga