Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JOSIP PLANTAK

Problemi ishte te pjesa e parë

Foto: KBVellaznimi/fb

Problemi ishte te pjesa e parë


13 November, 2022 @21:06

Trajneri i Vëllaznimi Josip Plantak në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ndaj Prishtinës ka thënë se ekipi i tij çaloi në mbrojtje në pjesë të parë dhe pas kësaj ka qenë shumë i vështirë rikthimi në lojë ndaj një ekipi të tillë, kurse çereku i tretë i harxhoi tërësisht, pasi që lojtarët dhanë tërë energjinë për rikthim.

”Është vështirë të ndjekësh dallimin e madh në rezultat ndaj një ekipi si Prishtina. Harxhuam shumë energji në çerekun e tretë dhe kështu… Problemi nuk ishte në pjesë të dytë, por në pjesë të parë. Aty çaluam në mbrojtje, kërcimet në sulm… Mundi është aty, por s’u treguam të mençur, të fokosuar… Për tifozët, mund të them vetëm falemnderit…” ka thënë Plantak pas ndeshjes.

Vëllaznimi me humbjen e sontme ka bërë bilancin 4-6 në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga