Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Pse Rashford është special?!

Foto: premierleague.com

Pse Rashford është special?!


29 February, 2016 @13:42

Marcus Rashford është njeriu më i përfolur këto ditë në Britani. I riu 18 vjeç pasi ia solli fitoren Manchester Unitedit në ndeshje ndaj Midtjyllandit në Europa Ligë më dy gola në debutim për ekipin e parë, të njejtën e bëri edhe në Premier Ligë, në debutim ndaj Arsenalit në derbi. 

E çka pritet nga ai, tregon trajneri holandez i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal. 

“Të rinjtë zakonisht luajnë shumë mirë në ndeshjen e parë. E dyta është krejt tjetër. Marcus luajti mirë në të dyja ndeshjet e tij, prandaj ky është talent special,” ka thënë Van Gaal në komentin e tij për lojtarin. 

Ajo çka i ka pëlqyer Van Gaalit te Rashford është inteligjenca dhe lëvizjet pa top të lojtarit në fushë. Ndërsa, ka thënë se shpejt do të kuptohet se a është i klasit të Xavit, Thomas Mullerit apo Patrick Kluivertit, ka thënë Van Gaal, shkruan BBC Sport sot. 


 
Të gjitha lajmet nga