PSG
PSG kërkon kartonin e Moise Keanit
4 January, 2021 @11:57
Paris Saint Germaini kërkon kartonin e sulmuesit Moise Keanit.
Keani aktualisht është duke luajtur në formë të huazimit te skuadra françeze, derisa ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024.
Sipas mediave angleze, PSG është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për sulmuesin italian.
20 vjeçari Kean, gjatë karrierës sa ishte te Evertoni luajti në 37 ndeshje dhe shënoi 4 gola, kurse te Paris Saint Germain në 16 ndeshje i tundi rrjetat 9 herë.