Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Qëllimi i Sigal Prishtinës në Europe Cup

Mbishkrimi, në prapavijë sot gjatë konferencës për shtyp të Sigal Prishtinës/ BOROZANI/D.S.

Qëllimi i Sigal Prishtinës në Europe Cup


30 July, 2015 @14:35

Mbishkrimi në prapavijë, “Sigal Prishtina, Ekip i Historisë”, fliste shumë. Florian Miftari, drejtor sportiv i këtij klubi dukej i lumtur që ekipi i tij do të merr pjesë në garën e re të FIBA Europe, që do të quhet Europe Cup

Emri i Sigal Prishtinës ishte regjistruar dje në këtë garë, kur u bë publik, derisa shorti pritet të mbahet më 4 gusht, kur bardhekaltërit do të mësojnë kundërshtarët e tyre të parë në këtë garë. 

“Ka ekipe shumë të forta aty, ekipet turke, si Gaziantep, pastaj Turk Telekom, Cibona e Zagrebit, Anwili i Polonisë etj. këto janë ekipe që kemi pritur për t’i parë në televizion. E tash erdhi koha që të luajmë kundër tyre,” ka thënë Miftari në konferencë për shtyp sot, duke treguar kundërshtarët e vështirë që po i presin në Europe Cup

Sigal Prishtina pritet që të debutojë në këtë garë të FIBA Europe, që do të jetë e para për një ekip kosovar prej se u pranua FBK-ja në FIBA

“Shpresoj të kalojmë fazën e parë të grupeve, që do të ishte një sukses,” ka treguar ish lojtari i bardhekaltërve synimet e klubit në këtë garë. 

Me pak fat në short, nuk do të jetë e pamundur për Sigal Prishtinën që të arrijë këtë. Derisa bardhekaltërit do të garojnë edhe në Balkan League, shto këtu edhe garat vendore, Superliga dhe Kupa e Kosovës


 
Të gjitha lajmet nga