Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISH-QENDRA E BASHKIMIT

Qendra e Bashkimit transferohet në Turqi

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Qendra e Bashkimit transferohet në Turqi


14 July, 2020 @20:07

Njëri ndër basketbollistët më të mirë të Bashkimit por edhe të Superligës së Kosovës në stinorin e papërfunduar 2019/20, Terik Bridgeman, është transferuar në Ligën e Parë në Turqi.

Bridgemani ka nënshkruar me skuadrën Anadolu Basket Ankara, skuadër e cila në stinorin e kaluar ishte në pozitën e fundit në Ligën e Parë me 5 fitore e 19 humbje, por nuk ra nga kategoria pasi që sezoni u anulua për shkak të pandemisë.

Liga e Parë është kategoria e dytë më e mirë në basketbollin turk, pas Superligës.

Terik Bridgeman me fanellën e Bashkimit ka shënuar 415 pikë në 22 ndeshje, luajti me mesatare prej 18.8 pikëve, derisa ka rrëmbyer 209 kërcime. Mesatarja e tij e kërcimeve ishte 9.5 kërcimeve për ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga