Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA: ÇEREKFINALET

Rahoveci, gjysmëfinalisti i parë

TOPSPORTI / A.P

Rahoveci, gjysmëfinalisti i parë


21 October, 2020 @18:49

Gjysmëfinalisti i parë i Superkupës së Kosovës në basketboll është klubi i Rahovecit.

“Vreshtarët”, në ndeshjen e parë pas rikthimit të basketbollit të Kosovës pas ndërprerjes për shkak të pandemisë, e mposhtën Trepçën me rezultat 78-63 në ndeshjen e luajtur në Gjakovë.

DETAJE RRETH SUPERKUPËS.

Rahoveci ishte më i mirë se Trepça në të gjithë çerekët e lojës (18-15, 21-16, 17-11, 22-21) dhe kështu me plot meritë e kaloi fazën çerekfinale, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të Superkupës, garë kjo që këtë vit mbahet me një format tjetër.

Katër lojtarë te Rahoveci luajtën me pikë dyshifrore, ndërsa prej tyre më i dalluari ishte Marvin Jones me 21 pikë, 5 kërcime e 3 asistime. Për t’u përmendur janë edhe dy lojtarët që luajtën me double-double: Alban Veseli (15 pikë, 10 kërcime, 1 asistim) dhe Amadi Ikpeze (13 pikë, 17 kërcime, 1 asistim).

Te Trepça, që pak ditë më parë e siguroi mbijetesën në elitë të paktën edhe për një sezon, sonte më të mirët ishin Burim Zekiqi dhe Mojeed Ewuosho me nga 15 pikë.

Pas Rahovecit, gjysmëfinalisti i dytë sonte do të përcaktohet pas duelit Prishtina vs. Vëllaznimi, kurse dy gjysmëfinalistët e tjerë kuptohen pas dy dueleve që luhen nesër.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga