Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PEJA

Rahoveci në super formë, përsëri mposhtë Pejën

Rahoveci në super formë, përsëri mposhtë Pejën


26 March, 2022 @20:41

Skuadra e Rahovecit, arriti një super fitore kundër Pejës, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 63-61.

Vreshtarët 3 ditë më herët e kishin mposhtur kundërshtarin edhe në kuadër të Ligës Unike, derisa ndeshja e sontme ishte me plotë emocione.

Nga minuta e parë e deri në fund rezultati ishte gjithmonë i ngushtë. Epërsia më e lartë në ndeshje ishte 6 pikë në favor të Rahovecit.

Peja e kishte rastin për ta barazuar ndeshjen në sekondat e fundit, por pas depërtimit të Dardan Berishës, Edmond Kryeziu e rrëmbeu topin dhe kështu Rahoveci arriti fitoren me vlerë të madhe.

Fisnik Rugova ishte më i miri te Rahoveci me 15 pikë e 11 kërcime, derisa me nga 14 pikë luajtën TJ Dunans, Ivan Koljevic dhe Makol Mawien.

Te Peja u veçuan, Darius Washington me 17 pikë, Arian Qallaku dhe Calvin Godfray me nga 12 pikë secili, kurse Dardan Berisha shënoi vetëm 4 pikë.

TABELA AKTUALE

Rahoveci aktualisht me 11 fitore e 13 humbje gjenedet në pozitën e pestë, kurse Peja me 15 fitore e 9 humbje në pozitën e tretë.

Në xhiron tjetër Rahoveci takohet me Bashkimin, derisa Peja me Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga