Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: VËLLAZNIMI-RAHOVECI

Rahoveci s’lejon befasi, merr kreun

Foto: KBRahoveci/fb

Rahoveci s’lejon befasi, merr kreun


16 December, 2020 @17:10

Rahoveci ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Superligë dhe me fitore ndaj Vëllaznimit për momentin ka marrë kreun e Superligës, duke dalë në vend të parë me një ndeshje më shumë të zhvilluar sesa Peja.

Vëllaznimi pas befasive të regjistruara ndaj Prishtinës dhe Pejës, nuk e ka arritur këtë ndaj Rahovecit dhe është mposhtur me 11 pikë dallim 57-68 [23-17, 11-13, 10-24, 13-14].

Dallimi kryesor në ndeshje u bë në çerekun e tretë, kur vreshtarët e drejtuar nga Bujar Loci ndezën motorët për t’i dhënë 24 pikë në kosh të gjakovarëve, ndërsa pranuan vetëm 10.

TABELA AKTUALE

Marvin Jones ka qenë më efikasi te Rahoveci duke shënuar 21 pikë, ndërsa Isaiah Traylor ka dhënë 19 pikë në fitore. Me 13 pikë është dalluar Amadi Ikpeze, që ka kryer ndeshjen me double-double duke shtuar edhe 18 kërcime në llogari të tij.

Në anën tjetër te Vëllaznimi të gjithë transferet e këtij stniori kanë shënuar pikë, derisa nga vendorët asnjëri!

Cedric Council dha 20 pikë e 17 kërcime, ndërsa Chris Hortman e Devonte Jackson nga 14 pikë. Robert Shestani ka shënuar 9 pikë, kurse asnjë lojtar tjetër nuk ka arritur të regjistrohet në listën e koshashënuesve të kuqezinjëve në ndeshjen ku ekipi shënoi 57 pikë.

Derisa Rahoveci merr lidershipin e Superligës me bilans 6-2, Vëllaznimi ka bilans 3-5 dhe është në pjesën e mesme të tabelës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga