Të gjitha lajmet

LEONARD MEKAJ

Rahoveci zyrtarizon asistuesin më të mirë vendor të Superligës

Rahoveci zyrtarizon asistuesin më të mirë vendor të Superligës

31 July, 2019 @8:17

Pa një, pa dy, Rahoveci mbrëmë ka zyrtarizuar me dy video të lëshuara një pas një në Facebook, përforcimin e ri të skuadrës.

Leonard Mekaj 24 vjeç është playmakeri i ri i Rahovecit. Basketbollisti pejan që së fundi ka qenë pjesë e rivalit të Rahovecit, Ylli, tash e tutje do të ketë përkrahjen e vreshtarëve në ndeshje.

Mekaj përgjatë stinorit 2018/19 me Yllin pati regjistruar 10.7 pikë për ndeshje, 8 asistime për ndeshje dhe 3.1 kërcime për ndeshje. Organizatori pejan ka përfunduar stinorin si asistuesi i dytë më i mirë i Superligës 2018/19. Mesatare më të mirë se Mekaj ka pasur vetëm Mark Dorris i Trepçës.

Përndryshe 24 vjeçari është pjesë e rregullt e reprezentacionit të Kosovës qe sa kohë dhe ka përvojë edhe në ndeshje ndërkombëtare, prej kur ka qenë pjesë e Pejës dhe Prishtinës.

Rahoveci kështu ka bërë përforcimin e parë të ri vendor këtë stinor, pas zyrtarizimit të Jure Gunjinas nga Kroacia.

CITY

Pep zbulon se sa do të mungojë Sane

9 August, 2019 @17:06

Leroy Sane pritet të mungojë rreth gjashtë ose shtatë muaj pasi që pësoi lendim të gjurit. 23 vjeçari, krisi ligamentin…

ARRIHET MARRËVESHJA

Gjykatësi vendos për ditët e LaLigas

9 August, 2019 @17:02

La Liga dhe Federata e Futbollit e Spanjës kanë arritur marrëveshje përfundimtare sa i përket orarit të ndeshjeve për sezonin…

DANEZI

Edhe Schone largohet nga Ajaxi

9 August, 2019 @16:56

Transferi më i ri i ekipit të Genoa, Lasse Schone është zyrtarizuar gjatë dites së sotme. Për ekipin e…

RIKTHIM NË SUPERIORE

Ish mbrojtësi i kombëtares dhe Skënderbeut, te Tirana

9 August, 2019 @15:46

Futbollisti me përvojë, që së fundi luajti si mbrojtës te Skënderbeu i Korçës, Kristi Vangjeli, është zytarizuar sot si lojtar…

DREJTOR SPORTIV

Artim Pollozhani te Flamurtari i Vlorës

9 August, 2019 @15:42

Ish futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë dhe futbollisti i Flamurtarit të Vlorës, Artim Pollozhani, pas vënies së këpucëve në gozhdë…

Të gjitha lajmet nga