Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI PËR INFRASTRUKTURË

Rahovecit i ndalohen ndeshjet në “Jahja Danuza”

Pamje nga "Jahja Danuza"

Rahovecit i ndalohen ndeshjet në “Jahja Danuza”


30 November, 2022 @15:41

Përmes një e-maili me plot gabime drejtshkrimore, Komisioni për Infrastrukturë Sportive pranë FFK-së i ka dërguar njoftim KF Rahovecit që tash e tutje nuk do të mund t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e qytetit “Jahja Danuza”.

Vreshtarët përndryshe po tentojnë të arrijnë Superligën këtë stinor nga Liga e Parë. Ata përfunduan të tretit në vjeshtë në Ligë të Parë Grupi A, ndërsa kanë 3 pikë më pak se lideri, Feronikeli’74.

“Ju njoftojmë se Komisioni për Infrastrukturë Sportive pas vizitës në stadiumin “Jahja Danuza” në Rahovec ka dalë me vendim se për shkak të infrastrukturës së dobët, në veçanti fushës, që nuk i plotëson kushtet minimale për lojë dhe ankesat nga disa klube të Ligës së Parë, duhet ta fuqizojmë vendimin për ndalesë loje në këtë stadium për stinorin pranveror, deri në momentin kur përmirësohet infrastruktura në fushë,” ka shkruar njoftimi i lëshuar i këtij Komisioni drejtuar KF Rahovecit.

Komisioni per Infrastrukture

Ndërsa klubi në fjalë ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku kanë thënë se nuk do të ndalen së kërkuari Superligën.

“Tashmë edhe zyrtarisht pa stadium. Gjithsesi, nuk do të ndalemi. Organizimi do të përforcohet edhe më shumë, me figura të reja. Infrastruktura si anomali nuk do të na shuajë ëndrrën Superligë. Sepse ne besojmë. Ne punojmë,” ka shkruar KF Rahoveci duke botur edhe letrën e pranuar nga Komisioni në fjalë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë