BARCELONA 1-0 ATHLETIC BILBAO
Rakitic rikthen Barçën në krye, “topi” te Reali
23 June, 2020 @23:58
Barcelona ka arritur të shënojë një fitore shumë të vështirë në Camp Nou sonte në përballje ndaj Athletic Bilbaos së papërshtatshme gjithnjë.
Katalonasit kanë shënuar fitore me një gol të vetëm të shënuar nga mesfushori kroat Ivan Rakitic, për të cilin paraprakisht asistoi Lionel Messi, që doli mjaftueshëm për fitore në fund 1-0 [Rakitic 71].
Me këtë fitore Barcelona del 3 pikë para Real Madridit në krye të klasifikimit, ndërsa këta të fundit të mërkurën mbrëma në ora 22:00 ndeshen me Mallorcën në shtëpi.