Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Ramadani: Nuk ishte ndeshje e lehtë

Foto: prishtinafc.com

Ramadani: Nuk ishte ndeshje e lehtë


28 November, 2020 @19:36

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, që tashmë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi me ekipin, duke mos pësuar në 5 ndeshjet e fundit ka thënë se ndeshja e sotme ndaj Besës nuk ka qenë fare e lehtë.

Ndër të tjera, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ai ka shtuar se u frikësua të mos lëndohet ndonjë lojtar i tij, si dhe ka uruar 28 Nëntorin.

“Realizuam dy herë, por patën shumë raste, duke i veçuar ato të pjesës së parë deri sa ishim 0:0. Patëm pak problem edhe me fushën, sepse me të vërtet ishte në nivel shumë të ulët, por edhe me këtë fushë duhet të ambientohemi. Por, edhe duke krijuar shumë raste që nga fillimi i ndeshjes sikur paksa na relaksoi duke na bërë të mendonim që po vinim lehtë te to. Sidoqoftë me nga një gol në të dy pjesët na mundësuan që pastaj ta mbanim lojën, ta menaxhonim rezultatin. Unë i uroj futbollistët për fitoren, sepse më besoni nuk ishte ndeshje e lehtë. Kurse, edhe pse nuk merrem me gjykim, dua të potencoj sot, sepse s’ka rëndësi që fituam, për ne u ndanë tre kartonë krejtësisht të kot, kurse nga vendasit nuk u ndëshkua asnjëri me gjithë në momente lojën mjaft të ashpër dhe këtë dua ta potencoj jo për rezultatin, porse nga frika e lëndimeve që mund të pësonin futbollistët e mi.
Në fund dua që  gjithë shqiptarëve të iu uroj festen e Ditës së Flamurit!,”
ka thënë Ramadani.

Prishtina me fitoren 0-2 ndaj Besës sot, është ngritur në pozitën e tretë të renditjes tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga