Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRISHTINË

“Ramiz Sadiku” dezinfekton objektet dhe fushën

Fotot: KFRamizSadiku/fb

“Ramiz Sadiku” dezinfekton objektet dhe fushën


11 June, 2020 @13:19

Skuadra që garon në Ligë të Parë të Kosovës, Ramiz Sadiku, ka bërë të ditur sot se ka dezinfektuar tërë objektet dhe stadiumin e klubit.

Ramiz Sadiku

Me fotografi të botuara në llogarinë zyrtare të ekipit në Facebook, vatra e talentëve të kryeqytetit që prej lirimit të masave ka bërë të ditur se vazhdon të mbajë stërvitjet për grupmoshat e reja të klubit.

Kujtojmë Ramiz Sadiku U13 - fatosët - është bërë kampion këtë stinor nën drejtimin e trajnerit Elon Berisha.

Ramiz Sadiku

Ndërkaq seniorët e klubit stinorin e kanë përfunduar në pozitë të gjashtë të klasifikimit të Ligës së Parë të Kosovës duke marrë 30 pikë pas 20 xhirove të zhvilluara - pasi që garat e Ligës së Parë u ndërprenë me Vendim të FFK-së pas shpërthimit të pandemisë coronavirus.

Ramiz Sadiku


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë