Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I BARAZHIT

RamizSadiku bindshëm, Rahoveci edhe një sezon në Ligë të Dytë

RamizSadiku bindshëm, Rahoveci edhe një sezon në Ligë të Dytë


3 June, 2019 @18:31

Skuadra e Ramiz Sadikut ka arritur të sigurojë edhe një edicion në Ligë të Parë të Kosovës në futboll, pasi që në përballjen e barazhit sot ka mposhtur Rahovecin 4-0.

Ndeshja u luajt në Riza Lushta të Mitrovicës, në terren të rënduar për shkak të shiut, por kjo nuk paraqiti problem për ekipin e industrialistëve për të shkuar te fitorja, që u siguroi atyre edhe një stinor në Ligë të Parë.

Ekipi prishtinas krijoi epërsi në pjesë të parë, duke e mbyllur atë 1-0 dhe kur në pjesë të dytë vreshtarët tentuan të bëjnë diçka më shumë, këta të fundit pësuan edhe dy herë për përfundimtaren 4-0.

Me këtë, përcaktohen të gjitha ekipet e Ligës së Parë për stinorin 2019/20, ku Ramiz Sadiku mbijeton, kurse Rahovecit i mbetet të këndellet sezonin në vijim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë