REAL MADRID 3-2 INTER
Ramos 100! Zëvendësuesi Rodrygo i sjell fitoren e parë Realit
3 November, 2020 @23:03
Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka shënuar golin e 100-të me klubin e tij sonte në ndeshjen ku los blancos kanë arritur të shënojnë fitoren e parë të stinorit në Ligë të Kampionëve.
Real Madrid mposhti Interin 3-2 [Benzema 25, 33, Rodrygo 80 - Martinez 35, Perisic 68] për t’ia dhënë humbjen e parë neroazzurrëve, që deri tash kishin dy barazime në grup.
Ndërsa zëvendësimi i Zinedine Zidane, braziliani Rodrygo doli të jetë vendimtar në ndeshje.
Pas disa rasteve të humbura të Interit, pas barazimit 2-2, ka qenë Rodrygo që shënoi për fitoren e madrilenëve. Ai u fut në lojë në minutën e 64 të ndeshjes.
Pas duelit të sotëm, punët në Grupin B janë përzier mirë e mirë, pasi që Borussia Mönchengladbach ka mposhtur Shakhtarin 0-6 [Plea 8, 26, 78, Bondar 17ag, Bensebaini 44, Stindl 65] për t’ia dhënë ukrainasve humbjen e parë.
E gjendja aktuale në tabelë, pritet të çojë deri në fund Grupin B me plot dramë.
GRUPI B, pas 3 xhirove
1. Borussia Mönchengladbach 5p
2. Shakthar Donetsk 4p
3. Real Madrid 4p
4. Inter 2p.