Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOUTHAMPTON 2-0 NORWICH CITY

Rashica e Broja zëvendësohen, Southampton i pathyeshëm në shtëpi

Rashica e Broja zëvendësohen, Southampton i pathyeshëm në shtëpi


26 February, 2022 @2:15

Southampton ka arritur të shënojë fitore ndaj Norwichit në duelin e së premtes që i takoi xhiros së XXVII të Premier Ligës me rezultat 2-0 [Adams 36, Romeu 88].

Fitorja, con Southamptonin e Ralph Hasenhüttlit në dhjetë ndeshje pa humbje në shtëpi, duke e bërë St. Mary’s një kështjellë për kundërshtarët në ligë, kurse ekipi ka kërcyer në pozitën e nëntë të renditjes tabelare.

Milot Rashica ka qenë startues te Norwich City, derisa reprezentuesi i Kosovës luajti për 72-minuta për ekipin e tij sonte.

Në anën tjetër, Armando Broja i Shqipërisë ka nisur përballjen për ekipin e tij, kurse në fushë ka qenë për 81-minuta lojë.

Derisa Southampton është rehat në Premier League këtë stinor, Norwich Cityt tashmë këmbanat e rënies nga elita kanë filluar t’i bien me të madhe!

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League