Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Rashica: Ecuria e fitoreve do të vazhdojë

Rashica: Ecuria e fitoreve do të vazhdojë


23 January, 2021 @19:59

Ndihmëstrajneri i Sigal Prishtinës, Andin Rashica, pas fitores së shënuar sot përballë Rahovecit ka thënë për K Sport se beson që do të vazhdojë edhe më tej ecuria e fitoreve.

▶️Raporti i ndeshjes

Ai lidhur me këtë fitore po ashtu tha se ndërrimet e lojtarëve gjatë ndeshjes bënë që të ruhet energjia e tyre për në fund.

“Një fitore shumë e rëndësishme për neve. Besoj që tani e tutje do të vazhdojë kjo ecuri e fitoreve për arsye se kemi pasur një krizë të rezultateve. Ekipi i Rahovecit është një ekip që luan lojë tepër të shpejtë dhe mbrojtje agresive, për atë arsye edhe për tre çerekë ka qenë tepër vështirë për ne, mirëpo në çerekun e katërt me ndërrimet që i bëmë dhe me pushimin e disa lojtarëve gjatë lojës, ndikoi që të jemi me më shumë energji në çerekun e fundit dhe të shënojmë fitore në fund,” tha Rashica.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga