PAS NDESHJES
Rashica: Patëm kontrollin gjatë gjithë lojës
27 February, 2021 @21:46
Trajneri i Prishtinës, Andin Rashica, sot ishte në rolin e kryetrajnerit në përballjen me Bashkimin, pas largimit të kryetrajnerit të deritashëm, Dragan Radovic.
Rashica, ndeshjen e parë si kryetrajneri pas largimit të Radovicin e kaloi me sukses duke fituar me rezultat 88-99.
Këtë fitore trajneri prishtinas e cilësoi shumë të rëndësishëm, derisa këtë arritje tha se e realizuan duke pasur kontrollin e lojës gjatë gjithë kohës.
“Ajo që kemi biseduar këto dy ditë ishte që nga fillimi i takimit ta kontrollojmë lojën dhe ne të vendosim se cka do të ndodhë me lojën e sotme, për arsye se e vetjma mënyrë të fitosh në këtë palestër është kjo, duke e kontrolluar lojën për 40 minuta. Normal që nuk ka qenë e lehtë aspak, për arsye se Bashkimi luftoi deri në fund dhe nuk u dorëzua asnjëherë, kështu që i përgëzoj lojtarët për fitoren shumë të rëndësishme për neve,” tha Rashica.