AJACCIO

Eurosport
Ravanelli trajner
8 June, 2013 @18:58
Fabrizio Ravanelli, 44 vjeçar është trajner i ri i klubit françez, Ajaccio. Ai do të zëvendësojë në këtë post, Albert Emon-in, i cili u largua nga klubi pasi që e shpëtoi nga rënia në Ligue 2.
Ravanelli, një lojtar i klasit botëror, është trajner i ri i Ajaccios, ai ka qenë drejtor i akademisë rinore të Juventusit dhe trajner i rezervave të klubit bardhezi nga Torino - ka shkruar në faqen zyrtare të klubit françez.
Ravenelli ka qenë sulmues i Juventusit prej 1992 deri në vitin 1996, me të cilët ka fituar edhe Ligën e Kampionëve. Gjithashtu ai ka veshur edhe fanellat e Olympique Marseille (1997 - 1999), Lazio (1999 - 2001), prej ku pastaj kalon në Angli te Middlesbrough dhe Derby County.